BASHKIM TOURS
  MK: +389 44 338 003
  DE: +49 214 4047 590

F.A.Q

Pyetjet më të shpeshta

A MUND TË MARR BAGAZHET (VALIXHET) ME VETE?

Lejohet të merren maksimum 2 valixhe/bagazhe (çanta dhe paketa 70x80x20 cm me një shumë të përgjithshme prej 30 kg) për pasagjer gjatë udhëtimit. Fëmijët dhe foshnjat janë të lejuar për të marrë 1 valizhe/bagazh me një shumë të përgjithshme prej 15 kg. Për më shumë informacion, ju lutem shikoni informatat në Rregullat për valixhet apo kontaktoni direkt përfaqëuesit tanë.

MUND TË SJELLË USHQIM NË AUTOBUS?

Konsumatorët janë të lejuar për të sjellë ushqim dhe pije jo-alkoolike në bordin e autobusit. Pijet alkoolike nuk janë të lejuara në autobus.

A MUND TË PI DUHAN NË AUTOBUS?

Pirja e duhanit është e ndaluar në autobusët tanë. Lejohet në vend ndalesa të caktuara.

BILETA IME ËSHTË HUMBUR OSE VJEDHUR. A MUND TË MARR NJË KOPJE?

Nuk është e mundur të zëvendësohet ose rimbursohet bileta juaj kur ajo është e humbur apo vjedhur. Nga ju do të kërkohet për të blerë një biletë të re për të mundësuar udhëtimin. Ne ju këshillojmë që të merrni polisën e sigurimit për të mbuluar biletat e humbura ose të vjedhura.

SI DUHET TË TRANSPORTOHEN BAGAZHET (VALIXHET)?

Të gjitha pjesët e bagazhit (duke përfshirë bagazhin e dorës) duhet të jenë të paketuara si duhet dhe të etiketuara, të shënohet emri, adresa, numri i telefonit për pasagjerin dhe destinacionin. Udhëtari është përgjegjës për identifikimin dhe largimin e bagazhit të tij gjatë kontrolleve në dogana.

A MUND TË TRANSPORTOJ NJË KARRIGE ME RROTA TË LËVIZSHME?

Transporti i karrigeve me rrota janë të lejuara me kusht që të këshilloheni në kohën e rezervimit me përfaqësuesit tanë.

ÇFARË DUHET TË BËJ NË RAST TË DËMTIMIT OSE HUMBJES TË BAGAZHIT (VALIXHEVE)?

Në rast të dëmtimit apo të humbjes së bagazhit gjatë udhëtimit, përveë bagazhit të dorës, klienti duhet të raportojë këtO tek transportuesi (shoferi) dhe Bashkim Tours menjëherë pas zbulimit. Nuk do të pranohen reklamacione të tilla ose pretendime më vonë.

A KAM NEVOJË PËR TË TREGUAR DOKUMENTET PERSONALE KUR PRENOTOJ BILETËN?

Sigurohuni në fillim që të keni në posedim të gjitha dokumentet e sakta (pasaportë dhe nëse është e nevojshme viza obligative). Nëse ju bëni rezervimin tuaj në një nga degët tona ju lutem merrni ato me vete për të informuar stafin administrativ. Nëse prenotoni nëpërmjet telefonit atëherë, ju lutemi të mbani ato afër në rast se këRkojmë numrat e duhur.

NUK JENI TË KËNAQUR ME SHËRBIMIN TONË?

Ju lutem konsultohuni fillimisht me shoferin apo ndonjë përfaqësues nga Bashkim Tours në qoftë se ju nuk jeni të kënaqur nga shërbimi specifik. Transportuesit do të udhëzohen që të sillen në përputhje me rrethanat për të përmbushur kërkesat dhe nevojat tuaja. Vetëm ankesat me shkrim do të merren parasysh.